You dont have javascript enabled! Please enable it! Stuttgart, Gjermani - Ja në çfarë Ore do të falet Namazi i Bajramit

Stuttgart, Gjermani – Ja në çfarë Ore do të falet Namazi i Bajramit

Stuttgart, Gjermani – Ja në çfarë Ore do të falet Namazi i Bajramit

+++ NJOFTIM PËR BAJRAM +++
Esselamu alejkum,

Dita e parë e Fitr-Bajramit është të premten, me 20.03.2026.
Namazi i sabahut falet ora 5:50 kurse i bajramit ora 7:05.

Për shkak të numrit të madh të xhematit në ditën e Bajramit, duhet të kemi kujdes të shtuar që të sigurojmë mbarëvajtjen e faljes së bajramit. Për këtë arsye ju lusim ti keni parasyshë kërkesat në vijim:
➡️ Vendet e parkingut në xhami janë të mbyllura dhe përdoren për tu falur, kurse në rrethinë vendparkimet janë të kufizuara, prandaj mundësisht shfrytëzoni transportin publik për të ardhur në xhami.
Me tramvaj U12 ose me bus 52 mund të vini deri në Stacionin “Hallschlag”, shumë afër xhamisë.
➡️ Ata që detyrimisht duhet të udhëtojnë me veturë, i lusim të përdorin vendparkimet publike që gjenden në afërsi të xhamisë (shiko foton).
Përdorimi i hapësirave të vendparkimeve publike është në përgjegjësinë tuaj.
➡️ Ata që vinë pas sabahut duhet të marrin sexhade me vete.

Ju lusim që këtë njoftim t’ua përcjellni edhe miqve tuaj.
Lusim Allahun Fuqiplotë që ti pranojë agjërimin, vitrat dhe të gjitha veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar.
Me nderime dhe respekt,
Esselamu alejkum
Kryesia dhe Imami i xhamisë