Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në janar të këtij viti arriti në 46,617 denarë, që është 8.3% më e lartë se në janar të vitit 2025.
“Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Aktivitete administrative dhe mbështetëse të shërbimeve me 12.9%, Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave me 11.1% dhe Industri prodhuese me 10.5%”, thuhet në informacionin nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Një rënie e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, u regjistrua në sektorët: Transport dhe magazinim me 7.4%, Ndërtim me 5.3% dhe Aktivitete financiare dhe sigurimi me 3.8%.
Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës në janar të këtij viti ishte 70,066 denarë. apo 1145 Euro bruto