You dont have javascript enabled! Please enable it! Sot i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit Çlirim Aliu...

Sot i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit Çlirim Aliu…

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit Çlirim Aliu, i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë të trafikut në rrugën Prishtinë–Ferizaj.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:20, në Varrezat e Vjetra të Matiçanit.

Ndërsa falja e namazit të xhenazes do të bëhet në kohën e ikindisë, në Xhaminë e Matiçanit.

Çlirim Aliu humbi jetën mbrëmjen e 24 tetorit, në një aksident trafiku në Llapnasellë, ku u përfshinë motoçikleta me të cilën po udhëtonte dhe dy vetura.