You dont have javascript enabled! Please enable it! Soni Malaj habit me rrëfimin: Jetoj në të njëjtën shtëpi me ish-bashkëshortin, por jemi të ndarë

Soni Malaj habit me rrëfimin: Jetoj në të njëjtën shtëpi me ish-bashkëshortin, por jemi të ndarë

Soni Malaj habit me rrëfimin: Jetoj në të njëjtën shtëpi me ish-bashkëshortin

Këngëtarja Soni Malaj ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë të sinqertë gjatë qëndrimit të saj në Ferma VIP, ku foli hapur për jetën pas ndarjes dhe raportin me ish-bashkëshortin e saj.

Ajo zbuloi se, ndonëse nuk janë më çift, vazhdon të jetojë në të njëjtën banesë në Itali me ish-partnerin e saj, Mirko.

“Me Mikron flasim gjithë ditën. Rrimë në një shtëpi në Itali, nuk jemi bashkë, por vila është e madhe dhe takohemi nëpër shtëpi,” u shpreh këngëtarja.

Soni theksoi se marrëdhënia mes tyre mbetet e mirë dhe funksionale, sidomos për hir të vajzës së tyre, Anna, të cilën e përshkroi si një fëmijë të qetë dhe të edukuar.

Historia e tyre nisi vite më parë në spektaklin Dancing With The Stars, ku u njohën dhe më pas u martuan në vitin 2013. Dy vite më vonë, në 2015, çifti u nda për shkak të diferencave në stilin e jetesës dhe angazhimeve në vende të ndryshme.
Megjithatë, edhe pas ndarjes, ata kanë zgjedhur një formë të veçantë bashkëjetese në të njëjtën shtëpi, por jo në të njëjtën marrëdhënie një vendim që, sipas këngëtares, lidhet mbi të gjitha me përkushtimin ndaj vajzës së tyre.