You dont have javascript enabled! Please enable it! “Soba me kompjutera”, Krasniqi thotë se “ideatorë të linçimit online” kane qenë këta persona!

“Soba me kompjutera”, Krasniqi thotë se “ideatorë të linçimit online” kane qenë këta persona!

Ish-deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka bërë deklarata të forta lidhur me ekzistencën e një mekanizmi të organizuar për sulme dhe linçime në rrjetet sociale.

Në një intervistë në Debat Plus, ai ka pretenduar se ideatorët kryesorë të kësaj qasjeje kanë qenë figura të lidhura me grupin e VV-së nga Shqipëria.

“Kryesisht grupi i Shqipërisë kanë qenë ideatorët… Dejona, ai flokëqi Hoxha (Elvisi), Bojkeni (Abazi),” deklaroi Krasniqi.

Ai theksoi se nuk ka qenë krijues i kësaj strategjie, por pranoi se e ka mbështetur financiarisht.

“Nuk e kam kriju si ide, e kam mbështet financiarisht,” u shpreh ai, duke e cilësuar këtë si një strategji të qëllimshme për ndikim në opinionin publik.

Këto deklarata pritet të nxisin reagime në skenën politike, pasi prekin drejtpërdrejt mënyrën e funksionimit dhe komunikimit të partive në hapësirën digjitale.

Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me këto pretendime.

Çështja e përdorimit të rrjeteve sociale për ndikim politik dhe sulme ndaj kundërshtarëve mbetet një temë e ndjeshme dhe e debatueshme në Kosovë dhe më gjerë.