You dont have javascript enabled! Please enable it! Slloveni, shqiptari dha ryshfet në komunë në mënyrë që kushëriri i tij të mos hapte një lokal konkurrues

Slloveni, shqiptari dha ryshfet në komunë në mënyrë që kushëriri i tij të mos hapte një lokal konkurrues

Një rast që përfshin dy të afërm me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut po shqyrtohet në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, ku në qendër të çështjes është përplasja për një lokal në qytetin e vjetër të Krkut, shkruan Urgjent.com.

Slloveni, shqiptari dha ryshfet në komunë në mënyrë që kushëriri i tij të mos hapte një lokal konkurruesGzim Kahrimani, pronar i pastiçerisë “Jagoda” në rrugën Cesta Krshkih zhrtev, akuzohet për dhënie dhurate për ndërmjetësim të paligjshëm. Sipas prokurorisë, ai dyshohet se ka tentuar të ndikojë në mënyrë që kushëriri i tij, Lirim Kahrimani, të mos hapte një lokal konkurrues në afërsi të menjëhershme të biznesit të tij.

Sipas aktakuzës, midis marsit dhe prillit 2021, Gzimi dyshohet se i ka ofruar nënkryetares së bashkisë një shumë prej 1.000 eurosh nëse kontrata e qirasë do të ndryshohej për të mos lejuar shitjen e akullores nga Lirimi, si dhe 2.000 euro nëse lokali nuk do t’i jepej fare me qira. Ai i mohon akuzat, duke thënë se në mesazhe kishte përmendur numrat “1000” dhe “2000”, por se me to kishte nënkuptuar topa akulloreje, jo para.

Në dëshminë e tij, Gzimi ka theksuar se kishte frikë nga konkurrenca e drejtpërdrejtë me kushëririn, duke sqaruar se prej vitit 1985 operon në të njëjtën zonë dhe se një biznes i ri, vetëm disa qindra metra larg, do ta vështirësonte funksionimin me fitim. Ai tha se mban përgjegjësi për familjen dhe se qendra e vjetër e qytetit është e vogël për dy biznese të ngjashme.

Nga ana tjetër, Lirim Kahrimani ka deklaruar se kishte planifikuar të hapte një lokal me ofertë të gjerë, përfshirë ëmbëlsira, petulla dhe akullore, dhe se kishte investuar mbi 100.000 euro në pajisje. Ai pretendon se kontrata u ndryshua në mënyrë që lokali të regjistrohej si bar-ushqim, por sipas tij kjo nuk e përjashtonte shitjen e akullores. Përfundimisht, ai u tërhoq nga projekti, duke thënë se nuk donte të përfshihej në hetime për ryshfet dhe dyshime për “pastrim parash”.Sipas avokatit të bashkisë, ndryshimet në kontratë synonin një kompromis mes dy familjarëve për të shmangur tensionet. Megjithatë, marrëdhëniet mes tyre duket se janë ftohur, pasi në sallën e gjyqit nuk shkëmbyen përshëndetje.Gjyqi vazhdon, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendje për faktin se përplasja mes të afërmve shqiptarë për një biznes në një zonë të vogël turistike ka përfunduar në një proces penal me akuza për ndërhyrje të paligjshme.