You dont have javascript enabled! Please enable it! Skandaloze nga “artisti Sevdai Radogoshi (Qumili)”

Skandaloze nga “artisti Sevdai Radogoshi (Qumili)”

Skandaloze nga “artisti Sevdai Radogoshi (Qumili)”

Shkruan Farije Daut Bakiju

Ia bëra pyetjen dhe zgjata mikrofonin për deklaratë…

“Unë përgjigjem vetëm për televizionet shqiptare,” – tha Sevdai Radogoshi (Qumili) me një nënqeshje cinike.
“Mos doni të thoni edhe ju se qenkam arabe?” – e pyeta.
“Nuk e di, mund të jeni edhe serbe,” – shtoi ai.
Dhe i gjithë respekti për artin e tij mu rropos aty n’sekondë.

Më nuk ofendohem nga të tilla etiketime, por arrij të kuptoj nivelin e tyre të prapambeturisë. Dikur qaja dhe ndihesha e stigmatizuar dhe e përjashtuar; tani ndjehem e lumtur që Zoti nuk më ka sprovuar me një vizion kaq shkurtpamës sa ky.

Meqë kjo ka ndodhur sot, për festë: “URIME 28 NËNTORIN” – nga një arabe shqipfolëse që nuk ndjen nevojë të dëshmojë për asnjërin nga identitetet e saj personale.