SHUMË E TRISHTË – 22-vjeçari humb jetën në aksident fatal me motoçikletë
# Tragjedi në Gjonaj, 22-vjeçari humb jetën pasi bie me ATV nga lartësia
Një aksident fatal ka ndodhur në Gjonaj, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi, teksa ishte duke drejtuar një mjet ATV.
Lajmin për Gazetën Online Reporter.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas informatave të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00. Viktima, duke drejtuar ATV-në, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe më pas ka rënë nga një lartësi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i Emergjencës. Pas ekzaminimit mjekësor, është konstatuar vdekja e të riut.
Në vendngjarje kanë intervenuar gjithashtu hetuesit policorë dhe ekipet e Forenzikës Rajonale, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.