Policia e Tetovës e identifikon vetëm njërin nga vjedhësit ne xhami!
Më 19.05.2026 në orën 18:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale sipas nenit 236 të Kodit Penal – „vjedhje e rëndë“.
Ndërkaq, ai dyshohet se gjatë dy javëve të kaluara ka kryer vjedhje në disa xhami, ndërsa për herë të fundit në një xhami në rrugën „176“ në Tetovë, ku duke përdorur forcën ka thyer kasafortën metalike të donacioneve dhe prej saj ka marrë para. Ai është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse