You dont have javascript enabled! Please enable it! SHBA/ Restoranti "Si n'shpi" me ushqime mesdhetare të shqiptarëve po “lulëzon” në New York

SHBA/ Restoranti “Si n’shpi” me ushqime mesdhetare të shqiptarëve po “lulëzon” në New York

Restoranti “Si n’Shpi“, dhe shitorja “Illyria” në Bruklin(NY) ushqimi i shkëlqyeshëm Shqiptar, dhe shërbimi i kulturuar ……
BROOKLYN NY : Një restorant i stilit hallall dhe mesdhetar “Si n’Shpi“ dhe afër tij dyqani ushqimor (grocery) “Illyria”, i konvertuar për skaj rrugës 65 Street në lagjen e njohur Bensonhurst, Brooklyn, është bërë pikë referimi i suksesit të shqiptarëve në Brooklyn New York, me pronar nga Kosova.

Fidan Krasniqi, i ardhur rishtaz 5 vjet më parë nga Kosova, ku prej çlirimit të saj tha ai se babai i tij kishte hapur një restorant të njëjtë në meny, në mes të Prishtinës, erdhi dhe nisi rrugën e sfidave në Amerikë, të “gjejë ëndrrën amerikane”, me biznesin e tij në Bruklin – Nju Jork.

“Tashmë, “Restoranti “Si n’Shpi“ dhe shitorja “Illyria” për pesë vjet duket se janë bërë vendi më i preferuar i shqiptarëve dhe mesdhetareve në përgjithësi në një nga lagjet më të njohura të emigrantëve, i cili po e sjell traditën origjinale shqiptare(bio si quhen këtu) në mes të qyteti të Brooklynit në New York”, thanë dy klientë shqiptar të cilët thanë se pothuajse çdo ditë ata shijojnë menynë tradicionale shqiptare.

Kurse, Fidan Krasniqi, pronari i restorantit “Si n’Shpi“ dhe afër tij dyqanit ushqimor (grocery) “Illyria”, thotë se ai ka sjell shumë artikuj ushqimor tradicionale direkte nga Kosova, dhe së bashku me disa biznesmen të tjerë nga Kosova, ata kanë sjellë një frymë të re të ushqimit mes bizneseve të shumta mesdhetare në disa nga qytetet kryesore në New York, e rrethinë, sidomos, ku më së shumti janë përqendruar edhe shqiptarët.

Ai na tregojë se menyja e ushqimeve të restorantit të tij, “Si n’Shpi” ( Adresa :2307 65th St•(201) 645-5934), është e larmishme e bazuar më shumë në një traditë të kuzhinës mesdhetare me gatim dhe shije kosovare, duke filluar nga shefi dhe të gjithë ata që shërbejnë me plot kulturë: Byrekët, Pitet, Flija, Qebapët, Peskavicat, Ngjym Me speca, Samun Me Suxhuk, Djathë Gjirokastra, Grilled Gjirokastra cheese with peppers, Speca të mbushur me ajkë, Speca T ‘pjekur, Tarator, Pjata Sofra, Nxhym me suxhuk, e deri tek mish i freskët nga fermat e famshme të Pensilvanisë, të pjekur në zgarë.

Mbasi thotë pronari i tyre siç dihet mishi i viçit është përbërësi kryesor në qoftet të restorantit, ato i bëjmë të përzier me qepë dhe piper të kuq dhe në qebapët i përdorim sipas dëshirës së klientëve, si salsiçe e butë gatuar në skarë. Po ashtu thotë ai ne bëjmë një furnizim të posaçëm nga fermat e viçave në Pensilvania.

Gjithashtu, në restorantin e tij, “Si n’Shpi” ashtu si gjellët e ndryshme, të kuzhinës tradicionale dardane, nuk i mungojnë as ëmbëlsirat si: Bakllava me sherbet, Sheqerpare, Bombica, Tullumba, Tespishte, Trileqe, (Mix Dessert Plate) të shërbyera këto edhe me ndonjë kafe oxhaku me xhezve e filxhan nga Kosova.