You dont have javascript enabled! Please enable it! Sa e dhimbshme kjo që u zbulua për tragjedinë në Gjilan

Sa e dhimbshme kjo që u zbulua për tragjedinë në Gjilan

Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku të dielën u gjetën të vdekur 27-vjeçari Adonis Demiraj dhe vajza e tij tre muajshe.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Altiana Zogaj, babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçari Brahim Demiri, është arrestuar dhe dyshohet për vrasje të rëndë.

Burime të Klanit bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një litar, për të cilin dyshohet se ishte përdorur në tentim të inskenimit të vdekjeve. Sipas të njëjtave burime, dy viktimat dyshohet se janë ngulfatur, ndërsa në trupat e të ndaluarit dhe të 27-vjeçarit janë vërejtur shenja dhune.

Po ashtu, gazetarja thekson se 27-vjeçari kishte pasur probleme të dokumentuara me ligjin, përfshirë raste të dhunës në familje dhe posedimit të narkotikëve.

Ndërkohë, mbeten të paqarta rrethanat se si foshnja kishte përfunduar nën kujdesin e babait, pasi nëna e saj dyshohet se e kishte lënë në spital pas lindjes.