You dont have javascript enabled! Please enable it! Reagon përseri Lirim Mehmetaj, tani përmend këtë emër

Reagon përseri Lirim Mehmetaj, tani përmend këtë emër

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar sërish, por kësaj radhe është ndalur te Gjykata Speciale në Hagë dhe zhvillimet që çuan në ngritjen e aktakuzave.

Mehmetaj ka pretenduar se, në kohën kur në këtë gjykatë ishte një prokuror që ai e cilëson si jopolitik, nuk ishte ngritur aktakuzë, pasi sipas tij nuk kishte bazë për një gjë të tillë.

Ai ka përmendur më pas ardhjen e prokurorit Jack Smith, duke lënë të kuptohet se pas këtij zhvillimi situata ndryshoi.

“Kur në Gjykatën Speciale ka qenë një prokuror jo politik e normal, ai as nuk ka ngrit aktakuzë, sepse nuk ka pasur bazë. Pastaj në Gjykatën Speciale ka ardhur Jack Smith dhe t’gjithë e dimë çka ndodhi”, ka shkruar Mehmetaj.

Reagimi i tij rikthen në vëmendje diskutimet dhe polemikat rreth procesit të Gjykatës Speciale, rolit të prokurorisë dhe ngritjes së aktakuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.