Reagon Gjyqtari: 350 mijë eurot e fshehura në mur nuk janë të miat, janë të prindërve
Avokati Zvonko Davidoviq, mbrojtës i gjyqtarit të Apelit Gjoko Ristov, ndaj të cilit është caktuar masa e arrestit shtëpiak, deklaroi se hetimi për përfitim të kundërligjshëm dhe fshehje të pasurisë është juridikisht problematik dhe nuk mund të zbatohet ndaj një gjyqtari.
Në një deklaratë për TV24, Davidoviq theksoi se dispozita ligjore në të cilën mbështetet Prokuroria i referohet personave përgjegjës ose zyrtarë në institucione publike, ndërmarrje publike apo organe që menaxhojnë pasuri shtetërore, por se gjykata nuk bën pjesë në këtë kategori.
Sipas tij, një formulim i tillë nuk mund të zbatohet as për gjyqtarët dhe as për prokurorët, gjë që, siç tha ai, hap një dilemë serioze juridike rreth vetë kualifikimit të veprës penale.
Davidoviq theksoi se prova kyçe që Prokuroria vazhdimisht e nxjerr në pah janë 350 mijë euro të gjetura në shtëpinë e prindërve të Ristovit, por se këto mjete, sipas procesverbalit të bastisjes, janë deklaruar si para personale të tyre.
“350 mijë eurot, që u gjetën te prindërit e tij, të cilët në procesverbal kanë shkruar se janë mjete të tyre personale, këtë e pranon edhe prokurorja,” thotë Davidoviq.