Bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, ka vendosur ta përshëndesë pozitivisht dorëheqjen e Haxhi Avdylit nga partia GUXO, pas linçimeve e kërcënimeve ndaj Osmanit, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Sadriut, dehumanizimi, linçimi e kërcënimet ndaj Vjosa Osmanit, kanë kaluar çdo kufi dhe se heshtja nuk është neutralitet sipas tij, por bashkëfajësi.
“Kjo dorëheqje e Dr. Haxhiut, deputet në disa mandate, është një akt i rrallë integriteti dhe GUXIMI politik në një kohë kur debati publik po helmohet nga linçimi, shpifjet dhe madje thirrjet për “pushkatim” të Presidentes. Kur politika bie në këtë nivel, heshtja nuk është neutralitet, por bashkëfajësi”, shkroi Sadriu në Facebook.
Siç ai u shpreh, në një Kosovë të lirë, askush nuk duhet të heshtë përballë gjuhës së dhunës. “Sot është Presidentja; nesër mund të jetë kushdo tjetër cak i thirrjeve për “pushkatim” dhe i këtij dehumanizimi të rrezikshëm”, tha ai./gazetametro.net