You dont have javascript enabled! Please enable it! Reagon ashpër Presidentja Pula, kërkon që ky person të sillet para drejtësisë

Reagon ashpër Presidentja Pula, kërkon që ky person të sillet para drejtësisë

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dy personave sot në Livoç të Gjilanit.

Në një telegram ngushëllimi, Shiroka-Pula ka ftuar organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë, transmeton IndeksOnline.

“Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut.

Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes” thuhet në reagim.

Kjo është deklarata e plotë e presidentes:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Livoç i Ulët të komunës së Gjilanit, ku një grua dhe një burrë humbën jetën, ndërkaq një tjetër u plagos si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurin.

Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut.

Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes.

Prandaj, ftoj organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë, t’i zbardhin të gjitha rrethanat dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë.