You dont have javascript enabled! Please enable it! Reagim nga Xhamia El-Hidaje në St.Gallen, Zvicër - Ja çka do ndodhë me ndërtimin e Xhamisë

Reagim nga Xhamia El-Hidaje në St.Gallen, Zvicër – Ja çka do ndodhë me ndërtimin e Xhamisë

INFORMIM NË LIDHJE ME XHAMINË E RE TONËN

Të nderuar vëllezër e motra!

Ne e marrim seriozisht interesimin për xhaminë tonë të re dhe mirëpresim një diskutim të bazuar në fakte. Kohët e fundit po marrim një numër të madh reagimesh, ndonëse ne vetë nuk e kemi promovuar në mënyrë aktive projektin në media.

Në këtë kuadër, dëshirojmë të theksojmë se aktualisht po qarkullojnë shkrime dhe reagime të ndryshme në internet. I bëjmë thirrje të gjithëve që të mos ndikohen nga paraqitje të njëanshme apo emocionale dhe të shmangin komentet publike në rrjete sociale apo portale.

Siç e dini projekti ndodhet ende në një fazë të hershme; aktualisht nuk është dorëzuar ende kërkesa për ndërtim. Qëllimi ynë në këtë fazë është sigurimi i plotë i mjeteve për blerjen e parcelës.

Financimi realizohet kryesisht përmes donacioneve lokale nga komuniteti shqiptar islam. Transparenca në këtë drejtim është shumë e rëndësishme për ne. Krahas kësaj, ekziston edhe një fushatë online për të gjithë ata që dëshirojnë ta mbështesin projektin. Gjithashtu janë organizuar edhe aktivitete festive, ku janë mbledhur donacione për xhaminë e re.

Prej shumë vitesh jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e qytetit, bashkëpunojmë me institucionet dhe policinë, si dhe kultivojmë marrëdhënie të mira me komunitetet e tjera fetare.

Komuniteti ynë është prej dekadash pjesë e St. Gallenit dhe i rrënjosur këtu brez pas brezi. Sot jetojmë në brezin e tretë dhe të katërt – të integruar mirë, të arsimuar dhe të konsoliduar profesionalisht.

Me rritjen e komunitetit tonë lind natyrshëm edhe nevoja për një hapësirë të përshtatshme për falje dhe aktivitete të përbashkëta.

Qendra e planifikuar nuk do të shërbejë vetëm për qëllime fetare, por edhe si një hapësirë për takime dhe shkëmbime kulturore e sociale. Synimi ynë është të krijojmë një vend të hapur për dialog, respekt dhe bashkëjetesë të mirë.

Njëkohësisht, dëshirojmë të theksojmë se shkrimet që po qarkullojnë aktualisht nuk përmbajnë asnjë informacion të ri. Të gjitha informacionet përkatëse janë bërë publike nga ana jonë me transparencë që në fillim. Nuk ka asnjë ndryshim nga ajo për të cilën anëtarët tanë kanë qenë të informuar deri më tani.

Komuniteti ynë ka qenë dhe mbetet i përkushtuar ndaj vlerave të paqes, bashkëjetesës së respektueshme dhe respektit të ndërsjellë. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet tona, në misionin tonë apo në mënyrën tonë të veprimit. Të gjitha projektet tona realizohen me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjet dhe rregullat në fuqi.

Ne do të vazhdojmë të informojmë hapur, me qetësi dhe përgjegjësi për hapat e ardhshëm, dhe i bëjmë thirrje komunitetit tonë të qëndrojë i bashkuar dhe i matur.

Sapo të ketë informacione më konkrete për ecurinë e mëtejshme, do t’ju njoftojmë me kohë.

Me respekt dhe selame
Xhamia e St. Gallenit

Information zum Moscheeprojekt in St. Gallen

Wir nehmen das Interesse an unserer neuen Moschee ernst und begrüssen eine sachliche Diskussion. Derzeit erreichen uns überraschend viele Reaktionen, obwohl wir das Projekt selbst nicht aktiv an Medien kommuniziert haben.

Wie ihr wisst, das Projekt befindet sich aktuell in einer frühen Phase; ein Baugesuch liegt derzeit noch nicht vor. Unser Ziel ist es derzeit, den vollen Kaufpreis für das Grundstück bzw. die Parzelle zu leisten.

Die Finanzierung erfolgt hauptsächlich über lokale Spenden aus der albanisch-islamischen Gemeinschaft. Transparenz ist uns in diesem Punkt besonders wichtig. Ergänzend besteht eine Online-Kampagne für Interessierte, die das Projekt unterstützen möchten. Es gab Veranstaltungen, bei denen Spenden für die neue Moschee gesammelt wurden.

Seit vielen Jahren stehen wir im Austausch mit der Stadt, arbeiten mit Behörden und Polizei zusammen und pflegen gute Beziehungen zu anderen religiösen Gemeinschaften.

Unsere Gemeinschaft ist seit Jahrzehnten Teil von St. Gallen und über Generationen hier verwurzelt. Heute leben wir in der dritten und vierten Generation hier – gut integriert, ausgebildet und beruflich etabliert.

Mit dem Wachstum unserer Gemeinschaft entsteht auch der Bedarf und Wunsch nach einer angemessenen Gebets- und Begegnungsstätte.

Das geplante Zentrum soll nicht nur religiösen Zwecken dienen, sondern auch Raum für Begegnung und Austausch bieten. Unser Ziel ist ein offener Ort für Dialog, Respekt und ein gutes Zusammenleben.

Sobald konkretere Informationen zum weiteren Vorgehen vorliegen, werden wir zu gegebener Zeit informieren.

Beste Grüsse
St.Galler Moschee