Rast i pazakontë në aeroplanin nga Gjermania për Kosovë
Piloti ka vendosur që fluturimi nuk mund të priste më gjatë dhe avioni është nisur drejt Kosovës, ndërsa 48 udhëtarët kanë mbetur në aeroport.
Momentet e krijuara pranë portës së nisjes janë filmuar nga një prej pasagjerëve që gjithashtu nuk arriti të hipte në aeroplan. Në pamje shihen udhëtarë dhe pjesëtarë të Policisë Federale, ndërsa situata mes grupit ka shkaktuar pakënaqësi.
Sipas përshkrimit të materialit të publikuar, zyrtarët policorë janë parë duke tentuar ta qetësojnë grupin e pasagjerëve. Redaksia që ka publikuar pamjet ka bërë të ditur se ka anonimizuar fytyrat dhe zërat e personave të filmuar, pasi ata ishin regjistruar pa pëlqimin e tyre të qartë.
Rasti është raportuar në një kohë kur në kufijtë e jashtëm të zonës Schengen po zbatohen procedura të reja të kontrollit digjital për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së. Në këtë kuadër është edhe Sistemi i Hyrjes dhe Daljes, EES, i cili regjistron në mënyrë elektronike hyrjet dhe daljet, si dhe të dhënat e dokumenteve të udhëtimit dhe të dhënat biometrike të udhëtarëve që hyjnë për qëndrime të shkurtra.
Megjithatë, në rastin e fluturimit nga Dortmundi drejt Kosovës, nuk është konfirmuar se EES ka qenë shkaku i drejtpërdrejtë i vonesës apo i humbjes së fluturimit.
Në fund, avioni u nis pa 48 pasagjerët, ndërsa ata mbetën në aeroport për të gjetur zgjidhje pas humbjes së fluturimit./Albinfo