Ramdan Sulejmani është model për gjeneratën e re të sportistëve.
Ky talent me prejardhje nga Tetova, ka filluar në një klub të vogël, por tani po ngritet në një futbollist të madh, si pjesë e klubit profesionist Lask nga Linci, klub që garon me mjaft sukses në ligën e parë austriake.
Një nga emrat e rinj të ftuar është Ramadan Sulejmani, mbrojtësi 15-vjeçar i rritur te skuadra austriake LASK, i cili ndihet mirë në këtë “debutim” të tijin me ekipin Kombëtar.
Talenti i tij u ka rënë në sy menaxherëve të mëdhenj të futbollit, duke përfshi edhe përfaqësuesve të kombëtares së Austrisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, që tashmë kishun filluar “beteje” se cila ta ketë atë në radhët e veta.
“Ajo që është më me rëndësi, Ramadan Sulejmani tashmë ka pranuar tri ftesa nga kombëtarja e Austrisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë. E gjithë kjo është arritur me punë të palodhshme”, thotë trajneri shqiptar në Zvicër, Bekim Ameti, i cili i ka ndihmuar maksimalisht Ramadan Sulejmanit për ngritjen në karrierë.