Të shtëna me ar më kanë tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku një person ka mbetur i pajete dhe një tjetër është plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ndërsa sipas informacioneve të para viktima është Rasim Binakaj (38-vjeçar), i cili ka humbur jetën si pasojë e pI agëve të marra nga ar ma e zjarrit.
Nga të shtënat është plagosur edhe E. M (29-vjeçar), i cili ka pësuar pl agë në kraharor dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Si i dyshuar për rastin përmendet N. Z, pronari i lokalit “My Place”, i cili dyshohet se është përfshirë në incident dhe pas ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur pesë gëzhoja të ar mës , si dhe një mjet të mprehtë , që janë sekuestruar si prova materiale.
Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe hetimore, përfshirë edhe Kryeprokurorin e Shtetit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i Rasim Binakajt është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia është vënë në kërkim të të dyshuarit Nexhdet Zymberaj.
Hetimet për këtë rast janë në zhvillim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.