You dont have javascript enabled! Please enable it! Pritje me orë të gjata në Kufi sot, Ja çka po ndodh...

Pritje me orë të gjata në Kufi sot, Ja çka po ndodh…

Pritje me orë të gjata në Kufi sot, Ja çka po ndodh…

Për shkak të fundjavës së zgjatur, që nga mëngjesi në vend është vërejtur intensitet i shtuar i trafikut.

Është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve në pikën kufitare Tabanoc për hyrje në vend dhe në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, me kohë pritjeje prej rreth 30 minuta deri në 1 orë. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Këtë mëngjes ka pasur kolona edhe në pikat e pagesës rrugore. Në pikën e pagesës afër Glumovës, për dalje nga Shkupi drejt Tetovës, kolona e automjeteve arriti gjatësi prej rreth një kilometri. Disa prej udhëtarëve që kanë ardhur nga Kosova, kanë thënë se më pak kanë pritur në kufirin e Bllacës, se sa në këtë pikë pagese rrugore.