You dont have javascript enabled! Please enable it! Pritje deri në 5 orë në kufi sot, Ja çka po ndodh...

Pritje deri në 5 orë në kufi sot, Ja çka po ndodh…

Fundjava e zgjatur po përfundon dhe mijëra turistë që qëndruan në Greqi po kthehen masivisht drejt Maqedonisë dhe vendeve fqinje, duke shkaktuar bllokime serioze dhe kolona të gjata në vendkalimet kufitare.

Sipas dëshmive të udhëtarëve të publikuara në rrjetet sociale, situata më kritike është në pikën kufitare Evzoni/Bogorodicë, ku pritja arrin deri në tri orë. Kolonat e automjeteve shtrihen me kilometra, ndërsa trafiku lëviz jashtëzakonisht ngadalë.

Një faktor shtesë që po ngadalëson qarkullimin është zbatimi i sistemit të ri evropian për hyrje dhe dalje (EES), i cili përfshin regjistrimin biometrik dhe kontrolle më të detajuara të udhëtarëve, gjë që krijon vonesa shtesë.

Rrëmujë është regjistruar edhe në pikën kufitare të Dojranit, ku pritja është rreth një orë. Atje, përveç turistëve të vendit, po kthehen në numër të madh edhe turistë nga vendet fqinje si Kosova, Serbia, të cilët po ashtu tradicionalisht e përdorin këtë rrugë.

Pritjet e gjata kanë vijuar edhe në Qafë Thanë, pasi që shumë qytetarë të vendit por edhe vendeve tjera fqinje kanë shfrytëzuar për pushime edhe pikat turistike shqiptare.

Mbingarkesë ka edhe në pikën kufitare në Bllacë, ku sipas udhëtarëve po krijohen kolona të gjata në të dyja drejtimet, ndërsa koha e pritjes është dukshëm më e gjatë se zakonisht.(INA)