You dont have javascript enabled! Please enable it! Prej 7 ditësh ishte në Spital pas një aksidenti me veturë! 20 vjeçari nuk ia del, dha shpirt sot...

Prej 7 ditësh ishte në Spital pas një aksidenti me veturë! 20 vjeçari nuk ia del, dha shpirt sot…

Prej 7 ditësh ishte në Spital pas një aksidenti me veturë! 20 vjeçari nuk ia del, dha shpirt sot…

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra në një aksident rrugor.

Viktima është Kristjan Kola, nga fshati Tale, i cili ishte aksidentuar më 6 mars në aksin rrugor Rrilë–Shënkoll.

Sipas informacioneve, automjeti me të cilin po udhëtonte i riu fillimisht u përplas me një tjetër makinë. Pas përplasjes, mjeti doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi në anë të rrugës.

Si pasojë e dëmtimeve të rënda, 20-vjeçari u dërgua me urgjencë për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndroi për disa ditë në gjendje kritike. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.