Policia jep detaje për rastin e rëndë të vdekjes së 63 vjeçarit nga FORINA
Më 21.05.2026 në ora 21:35 në DPB Gostivar, personi I.M. nga Gostivari ka raportuar se nga shtëpia ishte larguar xhaxhai i tij A.I. (63) nga fshati Forinë,
I cili punonte si bari në një stan në territorin e fshatit Vrapçisht. Pas ndërmarrjes së masave dhe kërkimit në terren, I.M. së bashku me zyrtarë policorë nga DPB Gostivar dhe një ekip të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar, më 22.05.2026 rreth orës 06:00, në territorin e fshatit Vrapçisht (në afërsi të një rruge që po ndërtohej nga kompani private), e kanë gjetur të vdekur personin A.I.. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i ekspertizës nga DPB Gostivar.