Policia Gjermane në Aeroporin e Memmingenit kthen mbrapsht në Prishtinë 31-vjeçarin nga Kosova, Nuk do ta besoni arsyen…
Një qytetari 31-vjeçar nga Kosova i është refuzuar hyrja në territorin gjerman pasi nuk ka arritur të plotësojë kriteret bazë të kalimit kufitar gjatë kontrollit në Aeroportin e Memmingenit.
Sipas njoftimit zyrtar nga Inspektorati i Policisë Kufitare të Memmingenit, i riu kosovar ka refuzuar në mënyrë kategorike të jepte informacione apo detaje rreth qëllimit dhe qëndrimit të tij të planifikuar në Gjermani, teksa po pyetej në intervistën e rregullt të hyrjes nga oficerët policorë.
Përveç mungesës së bashkëpunimit dhe sqarimit të arsyes së udhëtimit, gjatë kontrollit të hollësishëm rezultoi se 31-vjeçari kishte me vete vetëm një shumë të vogël parash kesh, e cila kapte vlerën e vetëm dy shifrave në euro. Kjo sasi minimale e mjeteve financiare e bëri të pamundur për autoritetet gjermane që të përcaktonin se si ai kishte ndërmend ta financonte ushqimin, akomodimin apo qëndrimin e tij përgjatë ditëve që pretendonte se do të qëndronte në vend.
Për shkak të këtyre shkeljeve të rregullave të zonës Schengen, zyrtarët kufitarë ia kanë mohuar zyrtarisht hyrjen në Gjermani dhe i riu është kthyer menjëherë me fluturimin pasues për në aeroportin e Prishtinës. /Urgjent.com/