Përleshje fizike mes dy të moshuarve në Gostivar, 74-vjeçari pëson lëndime
MPB njofton se më 08.08.2026, në orën 19:25, në DPB Gostivar është denoncuar se në bulevardin “Goce Dellçev”, në afërsi të një objekti hotelerik, është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur B.B. (74) dhe Xh.Z. (68), të dy nga Gostivari, ndërsa te B.B. janë konstatuar lëndime të dukshme.
Xh.Z. është shoqëruar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.