You dont have javascript enabled! Please enable it! Përleshje e rëndë mes dy shqiptarëve në Gjermani

Përleshje e rëndë mes dy shqiptarëve në Gjermani

Një përleshje e rëndë mes dy shqiptarëve ka ndodhur në Mynih të Gjermanisë, ku një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa një 34-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasjeje.

Ngjarja ka ndodhur të martën, më 20 tetor, rreth orës 20:45, në lagjen Pasing të Mynihut. Sipas raportimeve, 39-vjeçari, i cili jeton në rrethin Dachau, kishte shkuar në adresën e banimit të të dyshuarit, ku mes tyre kishte shpërthyer një konflikt fizik.

Gjatë përleshjes, viktima ka pësuar plagë të rënda në pjesën e sipërme të trupit nga një mjet i mprehtë. Pavarësisht lëndimeve, ai ka arritur ta telefonojë vetë policinë dhe të kërkojë ndihmë.

I plagosuri është dërguar në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjendja e tij tashmë është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia gjermane ka arrestuar 34-vjeçarin pa rezistencë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij është sekuestruar një thikë, e cila po ekzaminohet për të përcaktuar nëse është përdorur gjatë ngjarjes.

Motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për tentativë vrasjeje.

/PodujevaSot