You dont have javascript enabled! Please enable it! Për këtë shkak Gani Geci u shtri sot në spital

Për këtë shkak Gani Geci u shtri sot në spital

Ish-deputeti Gani Geci është duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se Geci është paraqitur në spital gjatë ditës së djeshme, pasi ka pasur probleme me tensionin e lartë të gjakut.

Sipas të të njëjtave burime, ai ende nuk është liruar nga spitali dhe po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Gjithashtu, pikërisht sot Gjykata e Apelit ia ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Gecit, ndaj vendimit për caktimin e paraburgimit nga Gjykata Themelore.

Siç ka mësuar Klan Kosova, kërkesa e mbrojtjes ka qenë që të anulohet vendimi i Themelores dhe që Geci të lirohet