Pas një beteje të vështirë me sëmundjen, Ndërron jetë Mërgimtari
Ai ishte atdhedashës, humanist dhe kontribues i madh Shqiptar
Me dhimbje të thellë, familja Skenderaj njofton se Engjëll Skenderaj, i lindur më 15 Prill 1958, u nda nga jeta më 19 Shkurt 2026, pas një beteje me kancerin në mushkëri, në orët e para të mëngjesit, pranë familjes së tij të dashur, bashkëshortes Vjollca Skenderaj dhe fëmijëve Nertil Skenderaj dhe Ben Skenderaj.
Familja Skenderaj fton të gjithë miqtë, shokët dhe dashamirët që t’i bashkohen për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Homazhe (Viewing):
E Shtunë, 28 Shkurt 2026
Ora 9:00 AM – 11:00 AM
Louis A. DiaGiacomo Funeral Home
1055 Southampton Rd.
Philadelphia, PA 19116, USA
Pas homazheve do të vazhdohet me përcjelljen për në banesën e fundit:
William Penn Cemetery
13041 Bustleton Ave.
Philadelphia, PA 19116
Shoqata “Bijtë e Shqipës” Philadelphia shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Skenderaj për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur. Shpirti i tij u prehtë në paqe.