Janë numëruar mbi 93 për qind e votave deri mëngjesin e së shtunës. Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 2,504 nga 2,691 vendvotime.
Numërimi po vazhdon vetëm për vendvotimet në Prishtinë, komuna e vetme që ka mbetur pa përfunduar ky proces.
Deri të shtunën janë proceduar 214 nga 262 vendvotimet e Prishtinës, njoftoi KQZ.
Sipas të dhënave të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje udhëheq me 44.11%, më pas e dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 20.80%. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.11% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.07%.
Sipas këtij rezultati të deritanishëm, përfshirë edhe ato të diasporës që deri tani janë numëruar, LVV-ja deri tash ka 50 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 23, LDK-ja 19 dhe AAK-ja ka 8, Lista serbe 9 si dhe 11 deputet partive e komuniteteve tjera.(INA)