You dont have javascript enabled! Please enable it! Nuk shkoi në punë për 67 ditë, Ja çka i ndodhi Shqiptarit...

Nuk shkoi në punë për 67 ditë, Ja çka i ndodhi Shqiptarit…

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Trepça Sh.A. ka marrë vendim për largimin nga puna të një punëtori, pasi i njëjti kishte munguar në punë për gjithsej 67 ditë.

Sipas njoftimit zyrtar të Trepçës, më datë 12.01.2026, Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. I.R., bazuar në raportet zyrtare të evidentuara nga ndërmarrja.

“Bazuar në raportet zyrtare, i njëjti ka munguar 67 ditë në punë”, thuhet në njoftim.

Pas shqyrtimit të çështjes, Komisioni Disiplinor ka konstatuar shkelje të rëndë të detyrave të punës, në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafi 1.27 të Rregullores nr. prot. 2906, datë 30.07.2020, për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punëtorëve të Trepça Sh.A.

Sipas kësaj rregulloreje, shkelje e rëndë konsiderohet mungesa nga puna pa arsye për tri ditë rresht ose pesë ditë brenda një periudhe prej 12 muajsh.

Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot. 405, datë 14.01.2026, ka shqiptuar masën disiplinore: ndërprerje e marrëdhënies së punës.

Po ashtu, në seancën e shqyrtimit disiplinor, punëtori ka pohuar se nuk ka shkuar në punë gjatë periudhës së përmendur.

Menaxhmenti i Trepçës thekson se vendimi është marrë në përputhje me rregulloret e brendshme dhe legjislacionin në fuqi.