You dont have javascript enabled! Please enable it! Nuk do ta besoni sa Mërgimtarë Shqiptar jetojnë në Zvicër! Publikohet numri i jashtëzakonshëm

Nuk do ta besoni sa Mërgimtarë Shqiptar jetojnë në Zvicër! Publikohet numri i jashtëzakonshëm

Nuk do ta besoni sa Mërgimtarë Shqiptar jetojnë në Zvicër! Publikohet numri i jashtëzakonshëm

500 mijë kosovarë në Zvicër, Cassis vlerëson rolin e jashtëzakonshëm të diasporës

Rreth 500 mijë persona me prejardhje nga Kosova jetojnë në Zvicër, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme zvicerane, Ignazio Cassis, gjatë vizitës së tij zyrtare në Prishtinë. Ai e ka cilësuar komunitetin kosovar si një nga faktorët kryesorë që lidhin dy shtetet, duke vlerësuar kontributin e mërgatës në shoqërinë, ekonominë dhe sportin zviceran.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, kryediplomati zviceran ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës janë të shkëlqyera, duke rikujtuar mbështetjen që shteti zviceran u ka ofruar qytetarëve të Kosovës ndër vite.

“Bëhet fjalë për rreth 500 mijë njerëz, gra, burra dhe fëmijë, që jetojnë në Zvicër dhe që kanë ose pasaportë kosovare, ose të paktën vijnë nga kjo trevë”, ka deklaruar Cassis, duke theksuar se ky komunitet krijon një lidhje njerëzore jashtëzakonisht të fortë ndërmjet dy vendeve.

Ai ka përmendur edhe kontributin e futbollistëve me prejardhje nga Kosova në sportin zviceran, duke vlerësuar rolin e tyre në përfaqësimin e Zvicrës në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, diaspora është një urë e rëndësishme që i afron dy shoqëritë.

Cassis ka rikujtuar se Zvicra ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, ndërsa bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve ka nisur që në vitet ’90, fillimisht përmes ndihmave humanitare dhe më pas përmes programeve afatgjata të zhvillimit.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, ai ka bërë të ditur se Programi i Bashkëpunimit Zviceran për periudhën 2026–2029 parasheh rreth 20 milionë franga në vit për mbështetjen e reformave dhe zhvillimit të Kosovës. Nga viti 2029, marrëdhëniet ekonomike pritet të përqendrohen më shumë në investime, tregti dhe krijimin e vendeve të punës.

Kryediplomati zviceran ka vlerësuar edhe mundësitë që ofron marrëveshja e tregtisë së lirë me EFTA-n, veçanërisht në sektorin e shërbimeve dhe teknologjisë informative. Ai ka konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Dhjetë të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet në Cyrih në prill 2027. /Urgjent.com/