Njoftim i rëndësishëm për Mërgatën në ITALI, merret Vendimi…
Një informacion me rëndësi për miqtë tanë në Itali:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali informon qytetarët dhe komunitetin e biznesit se ka hyrë në fuqi Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë për heqjen e tatimit të dyfishtë, parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies së tij.
✅ Çfarë garanton kjo marrëveshje?
🔹 Nuk tatoheni dy herë për të njëjtat të ardhura (në Kosovë dhe në Itali)
🔹 Tatimi i paguar njihet si kredit tatimor në shtetin tjetër (sipas rregullave përkatëse)
🔹 Rregulla të qarta për paga, profesione të lira dhe biznese
🔹 Pensionet tatohen vetëm në shtetin e rezidencës
🔹 Punësimi afatshkurtër (deri 183 ditë): të ardhurat tatohen vetëm në shtetin e rezidencës (kur plotësohen kushtet e marrëveshjes)
🔹 Përjashtime për studentë & praktikantë që qëndrojnë për studim/trajnim
🔹 Norma më të favorshme për dividendë, interesa dhe honorare
🔹 Më shumë siguri juridike për qytetarët dhe investitorët