You dont have javascript enabled! Please enable it! Njihuni me të riun Shqiptar nga Maqedonia që punon si Pilot, Ja kush është ai

Njihuni me të riun Shqiptar nga Maqedonia që punon si Pilot, Ja kush është ai

Kryetari i Komunës së Strugës ka zhvilluar një takim me Ariton Ismailin – pilotin e ri strugan, historia e të cilit tashmë po bëhet shembull motivimi për të gjithë të rinjtë e qytetit.

Aritoni, që në moshën vetëm shtatëvjeçare, kishte vendosur synimin e tij të madh: të bëhej pilot. Sot, pas shumë viteve disiplinë, përkushtim dhe mësim të pandërprerë, ai po e jeton ëndrrën që e kishte vizatuar që fëmijë.

Nga Komuna e Strugës theksojnë se rrugëtimi i Aritonit është dëshmi e qartë se këmbëngulja dhe investimi në dije janë çelësi i suksesit në çdo profesion.

Institucioni e cilëson këtë arritje personale si një shtysë të rëndësishme për të rinjtë që të besojnë në veten, në arsim dhe në potencialet e tyre.

Njohja dhe vlerësimi i historive të tilla, sipas komunës, janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të krijuar një ambient ku të rinjtë struganë mund të rriten, të zhvillohen dhe të kontribuojnë për komunitetin, pavarësisht rrugës profesionale që zgjedhin.