Njihuni me pronarin e restorantit “Trattoria Toscana” në BERLIN, Ai është Shqiptar nga Tetova…
Mamut Mamuti – gastronom i suksesshëm nga Uzurmishti, i lindur në vitin 1988.
Shkollimin fillor e përfundoi në vendlindje dhe në fshatin Shemshovë, ndërsa shkollën e mesme e vazhdoi në Tetovë.
Si shumë të rinj të asaj kohe, për shkak të mungesës së mundësive, emigroi në Berlin të Gjermanisë, ku hapat e parë i bëri duke punuar në një restorant italian.
Me përkushtim, disiplinë dhe pasion për kuzhinën, ai u specializua në gatimet italiane dhe fitoi përvojë të çmuar profesionale.
Pas shumë pune dhe sakrifice, arriti të hapë restorantin e tij privat “Trattoria Toscana” në lagjen Heinersdorf, të cilin sot e menaxhon me shumë sukses.
Brenda një kohe relativisht të shkurtër, Mamuti arriti rezultate të mëdha në Berlin — sot restoranti i tij renditet ndër më të vlerësuarit nga klientët, ndërsa fakti që ka siguruar edhe shtëpinë e tij atje është një arritje e madhe dhe shembull frymëzimi.
Shembull i qartë që puna e ndershme, vullneti dhe këmbëngulja gjithmonë shpërblehen. Suksese edhe më të mëdha në vazhdim!
Nga libri “Uzurmishti
Monografi