Një tjetër mjek shqiptar po ndërton emrin e tij në një prej sistemeve shëndetësore më të avancuara të Europës.
Hekuran Bytyçi, me origjinë nga Suhareka, ka fituar titullin akademik Dr. med. nga Università della Svizzera italiana, ndërsa prej 1 qershorit 2026 ka marrë detyrën e Capoclinica-s në Lugano, një pozicion që përfshin përgjegjësi klinike, organizative dhe drejtuese.
Rrugëtimi i tij nisi në Kosovë, ku kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Pas diplomimit u zhvendos në Zvicër, ku përballoi sfidat e gjuhës, integrimit dhe standardeve të larta profesionale, përpara se të orientonte karrierën nga mjekësia interne drejt kardiologjisë.
Puna në qendrat e kardiologjisë në Lugano dhe në Universitetin e Bernës i dha mundësinë të zhvillohej në një mjedis ku trajtimi i pacientëve ndërthuret me kërkimin shkencor dhe teknologjinë moderne. Krahas angazhimit në spital, ai është përfshirë në publikime ndërkombëtare dhe ndan në tri gjuhë këshilla për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Historia e tij dëshmon se rruga nga bankat e universitetit në Kosovë drejt përgjegjësive drejtuese në Zvicër nuk ndërtohet brenda natës, por me vite pune, disipline dhe sakrifice.
Një sukses që nderon mjekësinë shqiptare dhe komunitetin shqiptar në diasporë
Njihuni me Mjekun Shqiptar që na bën Krenar në Zvicër, ai merr rol drejtues në këtë Spital në Zvicër