You dont have javascript enabled! Please enable it! Njihuni me Inxhinjeren e suksesshme Shqiptare në ZVICËR

Njihuni me Inxhinjeren e suksesshme Shqiptare në ZVICËR

𝐄𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐤𝐞, 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐨𝐧𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐠𝐫𝐮𝐞𝐬𝐞 / 𝐇𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐄𝐧𝐭𝐞𝐥𝐚 𝐙𝐡𝐮𝐭ë𝐬 𝐧ë 𝐙𝐯𝐢𝐜ë𝐫

𝐄 𝐥𝐢𝐧𝐝𝐮𝐫 𝐧ë 𝐊𝐮𝐤ë𝐬 🇦🇱 𝐝𝐡𝐞 𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐢 𝐈𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐞 𝐄𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐧ë 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤 𝐭ë 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧ë𝐬, Znj.Entela Zhuta është një nga historitë frymëzuese të suksesit shqiptar në Zvicër. Me një karrierë mbi 15-vjeçare që ndërthur ekspertizën teknike me atë të menaxhimit të biznesit, Entela është sot një emër i njohur në fushën e energjisë dhe automatizimit, me fokus Datacenter dhe infrastrukturën e IT.

Pas përfundimit të MBA-së në Universitetin Mesdhetar të Tiranës, ajo ndërtoi një karrierë të suksesshme në Shqipëri dhe Kosovë, fillimisht si Inxhiniere në industrinë e çimentos dhe më pas si Menaxhere Shitjesh dhe Konsulente Projektesh për kompani gjermane dhe austriake.

Në vitin 2020, Entela u zhvendos në Zvicër ku mori rolin e 𝐒𝐚𝐥𝐞𝐬 𝐓𝐞𝐜𝐡𝐧𝐢𝐜𝐚𝐥 𝐌𝐚𝐧𝐚𝐠𝐞𝐫 në një kompani ndërkombëtare, duke u integruar me sukses falë profesionalizmit, njohjes së katër gjuhëve të huaja (përfshirë tre gjuhë zyrtare të Zvicrës) dhe dëshirës për zhvillim të vazhdueshëm.

Aktualisht, ajo është 𝐀𝐜𝐜𝐨𝐮𝐧𝐭 𝐌𝐚𝐧𝐚𝐠𝐞𝐫 𝐃𝐚𝐭𝐚𝐜𝐞𝐧𝐭𝐞𝐫 𝐄𝐜𝐨𝐬𝐲𝐬𝐭𝐞𝐦𝐬 𝐩𝐫𝐚𝐧ë 𝐒𝐜𝐡𝐧𝐞𝐢𝐝𝐞𝐫 𝐄𝐥𝐞𝐜𝐭𝐫𝐢𝐜 𝐀𝐆, ku koordinon dhe mbështet inxhinierët elektrikë në të gjithë Zvicrën, duke ofruar zgjidhje inovative për qendrat e të dhënave dhe infrastrukturën IT.
Entela është së fundmi anëtare e 𝐀𝐄𝐒-𝐢𝐭 (Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë në Zvicër), ku dëshiron të kontribuojë me përvojën dhe energjinë e saj për të mbështetur komunitetin inxhinierik shqiptar.
Përtej profesionit, ajo është e pasionuar pas sportit, si tenis dhe not, pasi për Entelën, energjia nuk ka fund! /Agjencia Kombëtare e Diasporës