You dont have javascript enabled! Please enable it! Njihuni me doktorin Shqiptar nga Likova, që vepron në Zvicër

Njihuni me doktorin Shqiptar nga Likova, që vepron në Zvicër

Doktor Fitim Shabani nga Maqedonia, ndër stomatologët më të mirë botëror

I lindur në Likovë, Maqedoninë e Veriut. Fitimi është i diplomiar si teknik dentar në Tetovë, Maqedonia e Veriut. Ka përfunduar me sukses studimet në mjekësi dhe stomatologji në Universitetin e Prishtinës, Kosovë. Që nga viti 2012 punon dhe vepron në Zvicër, fushat kryesore të veprimtarisë janë:

Parodontologjia, Endodoncioni, Stomatologjia restauruese, dhe Kirurgjia orale.

Momentalisht ndjek studimet master të avancuara në Universitetin e Zürich-ut.

Lektor në Zvicër dhe jashtë saj në fushën e Endodoncionit Stomatologjisë Restauruese dhe përdorimit të mikroskopit dental operativ. Anëtar i artë në Style Italiano Endodontics, anëtar i Shoqatës Evropiane të Endodoncisë, Shoqatës Zvicerane për Endodoncion dhe disa shoqatave të tjera dentare dhe endodontike.

Bashkëautor i librit “Retreatments”, autor i disa projekteve mbi “Hapjen e Kavitetit Endodontik”

Si dhe autor i artikujve ndërkombëtarë në fushën e endodoncisë.
Një shembull për rininë sot, se me punë dhe përkushtim arrihet gjithçka /tetova1/