You dont have javascript enabled! Please enable it! Njihuni me Doktorin shqiptar në Gjermani, njëri nga më të mirët e këtij profesioni...

Njihuni me Doktorin shqiptar në Gjermani, njëri nga më të mirët e këtij profesioni…

Dr. Flamur Llabjani përfundon trajnimin e avancuar për Mjek Emergjent në Düsseldorf

Mjeku nga Kosova, dr. Flamur Llabjani, ka përfunduar këto ditë kursin dhe trajnimin për Mjek Emergjent në Düsseldorf, një nga programet më të mira në Gjermani dhe më gjerë.

Gjatë këtij trajnimi ai është certifikuar në Advanced Cardiovascular Life Support (ACLS), International Trauma Life Support (ITLS) dhe Pediatric Advanced Life Support (PALS).

Sipas tij, kjo ka qenë një përvojë shumë e rëndësishme profesionale dhe personale, pasi mjekët shpesh përballen me situata akute ku jeta dhe vdekja varen vetëm nga disa sekonda apo minuta.

“Simulimet gjatë trajnimit kanë qenë tejet origjinale dhe realistike…

Duke krijuar një ndjesi të vërtetë të urgjencës mjekësore dhe duke të vendosur përballë situatave që kërkojnë reagim të menjëhershëm, qetësi dhe vendimmarrje të saktë.

Ky realizëm i jashtëzakonshëm pasqyron nivelin e lartë të përgatitjes profesionale që ofron ky kurs, duke e bërë atë një përvojë unike në zhvillimin e aftësive emergjente,” thuhet në postimin e tij në rrjetet sociale. 🇽🇰🇩🇪