You dont have javascript enabled! Please enable it! Njihuni me Doktorin nga Gostivari, një nga Mjekët më të mirët në KROACI

Njihuni me Doktorin nga Gostivari, një nga Mjekët më të mirët në KROACI

Anëtari i Këshillit te Pakices Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit dhe njëherësh specialist i urologjisë në KBC “Sestre Milosrdnice”, doc. dr. sc. Shoip Shoipi, është zgjedhur mjeku më i mirë urolog për vitin 2025.

Ky vleresim i rëndësishëm vjen si rezultat i punës së tij të jashtëzakonshme profesionale, perkushtimit të vazhdueshëm ndaj pacientëve dhe kontributit në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Kroaci.

Dr. Shoipi, i lindur në Dobërdoll te Gostivarit, prej vitesh eshtë një nga emrat më të respektuar ne fushën e urologjisë ne Zagreb.

Komuniteti shqiptar dhe kolegët e tij e kanë përgezuar për këtë sukses të madh, duke e cilësuar si një shembull frymezues te profesionalizmit dhe integrimit.

Jemi krenarë per arritjet e tij dhe perfaqesimin dinjitoz te mjekëve shqiptarë në Kroaci!