Njihuni me Doktorin nga Çegrani i cili na bën krenarë me punën e tij…
DREJTORI DR.FADIL CANA- NJë SPECIALIST INFEKSIONIST QË JEP SHPRESË PËR MIJËRA PACIENT NË SPITALIN SHTETËROR NË SHKUP
Drejtori i Klinikës Infektive dhe gjendjeve febrile,specialisti dr.Fadil Cana nga Gostivari është mjeku infektoktolog i njohur shqiptar që të bën krenar në Spitalin shtetëror në Shkup.
I shkolluar në universitet më prestigjioze, i edukuar pranë mentorëve dhe profesorëve më të dalluar, ai bëhet simbol i një specialisti të dalluar të infektologjisë dhe kohën e fundit të një drejtori që ka bërë një kthesë të madhe me investime në Klinikën që ai drejton.
Dr.Cana është i kapshëm,modest, dhe gjithmon i përgaditur që të menaxhoj cdo situatë në Klinikën që ai drejton.
Drejtorin Cana e njohin të gjithë për bujarin dhe humanizmin që e përdëftoi më shumë në kohën e krizës së pandemisë me virusin infektiv KORONA-virusin para disa viteve, kur ai bënte të pamundurën që të shpëtoj jetë njerzish.
Dr.Cana është i gatshëm për të ndihmuar pacientët hallexhinjë dhe gjithmon me sens të madh menaxherial koordinon mjekët dhe gjithë personelin tjetër mjekësor dhe ndihmës të kësaj Klinike.
Një specialist i respektuar shumë tek mantelbardhët dhe tek pacientët, specialist dr.Fadil Cana një kohë të konsiderueshme udhëheq shkëlqyeshëm me Klinikën Universitare infektive dhe gjendje febrile në Shkup.
d-r Cana është drejtori shqiptar që për herë të parë menaxhon me Klinikën kryesore infektive në Shkup.