Hasan Morina shënon 25 vjet të kompanisë PBK në Zvicër, ku sot punon bashkë me djemtë e tij, Arlindin dhe Gentin.
Ai u largua nga Ratkoci i Rahovecit në vitin 1989, në moshën 14-vjeçare.
Pasi përfundoi shkollimin profesional për zdrukthëtari në Zvicër, punoi shtatë vjet në kompaninë që më pas e bleu. Sot PBK ka rreth 550 metra katrorë hapësirë ekspozimi për kuzhina dhe banjo