You dont have javascript enabled! Please enable it! Njihuni me 18 vjeçarin Shqiptar në Zvicër, djaloshi super talent i futbollit

Njihuni me 18 vjeçarin Shqiptar në Zvicër, djaloshi super talent i futbollit

Kërçovari Endrit Asani që jeton në Zvicër, vetëm 18 vjeç, promovohet nga U19 te Shqipëria U21

Endrit Asani, nga Kërçova drejt Kombëtares U21 të Shqipërisë

Futbollisti me prejardhje nga Kërçova, Endrit Asani (2008), ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Asani, i cili aktivizohet te FC Lausanne-Sport në Zvicër, është promovuar nga Kombëtarja U19 në Kombëtaren U21 të Shqipërisë.

Ky është një vlerësim i rëndësishëm për talentin e ri, i cili tashmë do të jetë pjesë e grupmoshës U21, duke vazhduar rrugëtimin e tij në nivelet e përfaqësimit kombëtar.

Endriti përfaqësohet nga Kendim Mehmeti, po ashtu me prejardhje nga Kërçova.

Urime Endrit dhe shumë suksese me Shqipërinë U21!