Ngjarje rënd në Gjermani arrestohet një 33 vjeçare nga Kosova
# Arrestohet një 33-vjeçare nga Kosova në Gjermani, dyshohet se i vuri flakën pajisjeve pranë shtëpisë së një të afërmi
**GJERMANI** – Një 33-vjeçare nga Kosova është ndaluar përkohësisht nga Policia gjermane, nën dyshimin se ka shkaktuar zjarr në disa pajisje pranë shtëpisë së një të afërmi në qytetin Köngen, në landin Baden-Württemberg.
Ngjarja ka ndodhur më 6 nëntor, rreth orës 13:30. Sipas autoriteteve gjermane, e dyshuara dyshohet se u ka vënë flakën disa pajisjeve të kopshtarisë, mes tyre edhe një makine për kositjen e barit.
Pas incidentit, 33-vjeçarja ka telefonuar vetë Policinë për të raportuar zjarrin.
Flakët janë shuar nga një dëshmitare dhe zyrtarët policorë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Sipas të dhënave të publikuara, dëmi material vlerësohet në disa qindra euro.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Gjithashtu, ndërtesa e banimit nuk ka pësuar dëmtime.
E dyshuara është ndaluar përkohësisht, ndërsa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me rastin.