NGA DEBRESHI NË KRYEQYTETIN E SLLOVENISË, DRITON IDRIZI SYNON NJË VEND NË KËSHILLIN E LJUBLJANËS
Një emër me rrënjë nga Gostivari synon të përfaqësojë qytetarët në Këshillin e Qytetit të Ljubljanës. Driton Idrizi, me origjinë nga fshati Debresh, ka shpallur kandidaturën për këshilltar në kryeqytetin slloven, në listën zgjedhore “Ljubljana smo vsi”.
Idrizi thotë se këtë angazhim e merr me përgjegjësi të madhe. Edhe pse prej vitesh jeton në Ljubljanë, ku ka studiuar, zhvilluar karrierën dhe krijuar familjen, ai mbetet i lidhur me prejardhjen e tij.
Në mesazhin e kandidaturës, ai thekson se qyteti bëhet më i mirë kur qytetarët nuk mbeten vetëm vëzhgues, por marrin përgjegjësi dhe kontribuojnë aktivisht në komunitetin ku jetojnë.