Kërkesë për bashkëpunim
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime të personave të kërkuar dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim, lëshon këtë:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët
Ju njoftojmë se dy prej personave të shpallur në kërkim:
ISMET (Rexhep) KELMENDI, i lindur më 09.09.2005 në Pejë
PREMTON (Megjid) BERISHA, i lindur më 11.09.2005 në Pejë
janë dorëzuar në polici dhe nuk figurojnë më si persona në kërkim.
Aktualisht, në kërkim nga Policia e Kosovës mbetet:
VALTRIM (Shefqet) KELMENDI, i lindur më 28.02.2005 në Pejë
I dyshuari kërkohet për këto vepra penale:
Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve
Lëndim i lehtë trupor
Kanosja
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e personit të lartëpërmendur të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat kontaktuese:
192 dhe 0800 19999 (pa pagesë)
039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë
Email: info@kosovopolice.com
Faleminderit për bashkëpunim dhe kontributin tuaj në sigurinë publike.