You dont have javascript enabled! Please enable it! Në Xhaminë shqiptare në Zvicër, mblidhen 1.2 milionë Franga... Ja çka do bëhet me këto Para!

Në Xhaminë shqiptare në Zvicër, mblidhen 1.2 milionë Franga… Ja çka do bëhet me këto Para!

Mbrëmë u shënua një natë historike për Qendrën Islame Shqiptare, ku me bujarinë dhe përkrahjen e besimtarëve u arrit të tubohen 1’183’200 CHF. Falënderimi i takon para së gjithash Allahut, i cili e bëri të mundur këtë sukses dhe e vendosi këtë mirësi në zemrat e njerëzve. 🤲

Programin e mbrëmjes e moderoi Berat ef. Ramadani, i cili e udhëhoqi me shumë përkushtim. Në organizim dhe në mbarëvajtjen e programit kontribuan gjithashtu edhe imami i xhamisë Mevludin Zumberi dhe mysafiri i Ramazanit Flamur ef. Kasami, duke ndihmuar në mënyrë të çmuar në drejtimin e mbrëmjes dhe në koordinimin e programit.

Programi u pasurua me pjesëmarrjen e mysafirëve të nderuar:
Ardijan Sejdiu, me ligjëratën e tij,
Egzon Ibrahimi, me lexim të Kuranit dhe ilahive.

Gjithashtu na nderuan me praninë e tyre edhe përfaqësues nga xhamitë shqiptare në Zvicër:
Nga Xhamia “Uniteti”: kryetari Qamil Bexheti sebashku me hoxhën Irfan Musliu dhe hoxha mysafir per ramazan Abdulfetah ef Shahini.

Nga Xhamia “Drita” – Moudon: kryetari Baci Shemshir si dhe hoxhallarët Emin Mersimi dhe mysafir për Ramazan Ejup ef Xhemaili.
Falënderojmë sinqerisht edhe xhamitë që kontribuan dhe e mbështetën këtë iniciativë, duke treguar edhe një herë frymën e bashkimit dhe solidaritetit në komunitetin tonë.
Po ashtu, Radio Pendimi ishte drejtpërdrejt (live), duke e përcjellë këtë ngjarje të veçantë për shumë dëgjues.

Kjo mbrëmje ishte një dëshmi e bukur e bashkimit, përkushtimit dhe dashamirësisë së komunitetit tonë. Falënderojmë të gjithë kontribuesit, organizatorët dhe pjesëmarrësit që e bënë këtë mbrëmje të paharrueshme.

Allahu i shpërbleftë të gjithë për bujarinë dhe përkrahjen e tyre. 🤲Një falënderim i veçantë i shkon edhe Kryesisë, grupit punues, Forumit të Grave, teologes, imamit, si dhe të gjithë vëllezërve dhe motrave që me përkushtim, sakrificë dhe bashkëpunim kontribuan në realizimin e këtij organizimi kaq madhështor.
#Qendra Islame Shqiptare Renens