Ndërron jetë në moshën 57 vjeçare Mërgimtari nga Gostivari në Zvicër
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të shokut tonë të çiklizmit, Kenan Zejneli, në moshën 57-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë që u përball gjatë muajve të fundit.
Kenani ishte jo vetëm një çiklist i përkushtuar dhe anëtar i respektuar i Klubit të Çiklizmit Eagles, por edhe një mik i jashtëzakonshëm, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte e të motivonte të tjerët.
Humbja e tij na ka prekur të gjithëve thellë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Zejneli, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona dhe në çdo kilometër në rrugët ku kemi pedaluar bashkë.
Prehu në paqe KENO. 🕊️
Ngushellime te sinqerta per familjen Zejneli.