Ndërron jetë në Zvicër mërgimtari humanist, njeri i respektuar me zemër të madhe…
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Me dhimbje të thellë dhe zemër të pikëlluar njoftojmë banorët e Bojanës se ka ndërruar jetë në Zvicër bashkëvendasi ynë Haxhi Ilmia – një njeri i respektuar, me zemër të madhe dhe me vepra që do të mbeten gjithmonë në kujtimet tona.
Lusim Allahun e Madhërishëm ta mëshirojë, ta shpërblejë për çdo të mirë që ka bërë, t’ia ndriçojë varrin dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, farefisit dhe gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.
Njoftojmë të gjithë ata që duan të marrin pjesë se ceremonia e varrimit do të bëhet nesër pas namazit të Ikindisë.
Allahu na dhëntë sabër të gjithëve dhe e bashkoftë me të dashurit në Xhenetin Firdeus. 🤍