Njoftim mortor – Zagreb
Ndërroi jetë në moshën 51-vjeçare Fitije Binaj-Vorfaj
Familja Binaj dhe Vorfaj, me dhimbje të thellë njofton ndarjen nga jeta të më të dashurës së tyre, Fitije Binaj-Vorfaj, vajza e bashkëkombasit dhe aktivistit të njohur të çështjes kombëtare Adem Binajt, si dhe bashkëshortja e Vllaznim Vorfajt.
Përcjellja e së ndjerës nga Zagrebi për në Prizren do të bëhet nesër, e martë, më 30 dhjetor 2025, në ora 12:30, nga Xhamia e Zagrebit.
Adresa e Xhamisë së Zagrebit:
Prilaz Safvet-bega Bašagića 1, 10000 Zagreb
Zoti e mëshiroftë dhe ia lehtësoftë dhimbjen familjes!
Ngushëllime të sinqerta familjes Binaj dhe Vorfaj, të afërmve dhe gjithë miqve.
_____________________________________________________________________
Familja Binaj dhe Vorfaj falënderon paraprakisht të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ta për humbjen e më të dashurës së tyre, e cila u nda nga jeta në moshë të re, duke lënë të pikëlluar familjen, të afërmit dhe veçanërisht fëmijët e saj.
Varrimi do të bëhet në vendlindje.