You dont have javascript enabled! Please enable it! Ndërron jetë në moshë të re Infermierja Shqiptare, La pas 3 fëmijë

Ndërron jetë në moshë të re Infermierja Shqiptare, La pas 3 fëmijë

🕊️ Urdhri i Infermierit të Shqipërisë shpreh dhimbjen dhe trishtimin e thellë për humbjen e parakohshme të jetës së infermieres Dëshira Hoxha, e cila u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik.

Një profesioniste e përkushtuar, bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve,

Deshira shërbeu për 5 vite me radhë me dinjitet, përkushtim dhe humanizëm ndaj komunitetit të fshatit Kabash, në Bashkinë Gramsh, duke lënë pas një shembull fisnik të misionit infermieror.

Në këto çaste të dhimbshme, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët.

Kujtimi i saj do të mbetet i gjallë dhe i paharruar. 🤍